Detajet e reja/ Kush është 22-vjeçari që vrau Charlie Kirk

22-vjeçari Tyler Robinson u arrestuar me akuzën e vrasjes së Charlie Kirk, një aktivist konservator dhe influencues i cili u qëllua për vdekje të mërkurën në një universitet të Utah. Ishte Presidenti i SHBA-së Donald Trump, miku personal i Kirk që zbuloi se një i dyshuar ishte arrestuar.

Robinson jeton me familjen e tij në St. George, Utah, rreth 400 kilometra nga vendi i vrasjes dhe kishte qenë në arrati që nga ngjarja. Sipas autoriteteve, ai veproi vetëm: “Nuk parashikojmë arrestime të mëtejshme. Ai veproi vetëm. Por hetimi vazhdon.”

Exclusive | Tyler Robinson, 22, ID'd as Charlie Kirk shooting suspect

Sipas Guvernatorit të Shtetit Spencer Cox, Robinson i rrëfeu fajin një miku të familjes, një pastori, me të cilin i ati kishte kontaktuar pasi kishte parë imazhet e publikuara nga FBI-ja. Djali – të cilin i ati e kishte përballur pasi kishte parë fotot – fillimisht refuzoi të dorëzohej, por më vonë ndryshoi mendje. Cox tha se familja e djalit e dorëzoi atë tek autoritetet. Robinson më vonë rrëfeu ngjarjen edhe tek FBI-ja.

Tyler Robinson kishte shkruar disa fraza në plumba, duke përfshirë “Bella ciao”, “Hej fashist, merre këtë” dhe “Nëse e lexon këtë, je gej, LMAO.” (LMAO do të thotë “Duke qeshur”). Një fishek bosh dhe tre plumba të tjerë u gjetën në pushkën e përdorur për të vrarë Kirk.
Cox tha se hetuesit morën në pyetje edhe shokun e dhomës së Robinson, i cili u tregoi atyre mesazhe midis tij dhe një llogarie në aplikacionin e mesazheve Discord ku përdorte emrin “Tyler”.

Në mesazhe, “Tyler” fliste për nevojën për të marrë një pushkë nga një pikë shitjeje, për ta lënë në një shkurre, për të monitoruar zonën ku ishte lënë pushka dhe për ta mbajtur të mbështjellë me një peshqir. Mesazhet, shtoi ai, diskutonin gjithashtu gdhendjen e plumbave, përdorimin e një dylbie dhe përshkrimin e pushkës si “unike”.

Robinson, sipas Cox, kishte ndërruar rrobat e tij, duke veshur ato të zeza me të cilat u kap në kamera kur ishte në çatinë nga qëlloi. Kur u arrestua, ai mbante të njëjtat rroba që ishte parë të mbante në kamera para se të qëllonte.

Who is Tyler Robinson, Charlie Kirk shooting suspect identified after major manhunt? | Hindustan Times

Nëna e Robinson, në profilin e saj në Facebook, e përshkroi djalin e saj si një student të shkëlqyer dhe postoi një video të Tyler duke lexuar letrën që e informonte atë për dhënien e një burse prestigjioze kombëtare prej 32 000 dollarësh për Universitetin Shtetëror të Utah. Robinson kishte planifikuar të studionte në universitet për një semestër, por aktualisht nuk ishte i regjistruar.

Tyler Robinson, 22, Identified as Charlie Kirk Shooting Suspect: Report

Robinson ka dy vëllezër më të vegjël; prindërit e tij janë martuar për rreth 25 vjet.

“Falënderoj forcat e rendit për kapjen e shpejtë të të dyshuarit dhe falënderoj familjen e Tyler Robinson që bënë gjënë e duhur duke e raportuar atë tek forcat e rendit. Kjo ishte një ditë e tmerrshme për vendin tonë dhe për shtetin e Utah-ut, por ne i kemi dhënë fund kësaj dite të trishtueshme”, – tha Cox.

Aktualisht nuk është e qartë se cili ishte motivi pas vrasjes së Kirk, por një anëtar i familjes Robinson, duke folur me autoritetet, tha se Tyler ishte “bërë më i interesuar për politikën kohët e fundit” dhe fliste negativisht për Kirk. Sipas vrasësit, “Kirk ishte plot urrejtje dhe e përhapte atë”.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top