FBI e konfirmon: Vrasësi i Charlie Kirk u arrestua

Tyler Robinson, 22 vjeç, është identifikuar si autori i vrasjes së Charlie Kirk, 31 vjeç, gjatë një tubimi në Universitetin Utah Valley të mërkurën. Lajmin për arrestimin e Tyler Robinson e ka konfirmuar edhe FBI.

Më herët, Presidenti amerikan, duke folur në Fox News, njoftoi arrestimin, duke thënë se dikush shumë i afërt me të dyshuarin e kishte denoncuar atë.

Burimet i thanë CNN se vrasësi ia rrëfeu të atit, i cili më pas e kontaktoi, duke çuar në arrestimin e tij. Gazeta New York Times raportoi se i dyshuari u arrestua rreth orës 23:00 sipas kohës lokale në Utah të enjten në mbrëmje.

Zbulimi se i dyshuari për vrasjen e aktivistit konservator 31-vjeçar Charlie Kirk është arrestuar dhe po merret në pyetje u bë nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump në mesditën e së premtes (12.09.25).

“Unë besoj me siguri të madhe se e kemi atë në paraburgim. Shpresoj që ai të shpallet fajtor, siç e imagjinoj unë, dhe shpresoj që të marrë dënimin me vdekje për atë që bëri”, tha Trump.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top