Të enjten ka përfunduar murali që i është dedikuar Vjosa Berishës, themelueses së Prifest.
Këtë mural e ka punuar artistja Ermira Murati.
Vjosa Berisha ka vdekur në qershor të 2022, pas një sëmundjeje të rëndë, e cla pavarsisht sëmundjes nuk u dorëzua deri në momentin e fundit.
Ajo kishte mbi 20 vjet përvojë pune në marrëdhëniet me publikun, median dhe industrinë e filmit, ndërsa ishte gjithashtu bashkëthemeluese dhe ka menaxhuar Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë – PriFest që nga fillimi duke marrë rolin e Drejtoreshës të Festivalit duke e rritur me ambiciozitet festivalin për 11 vjet për ta bërë një nga ngjarjet më të rëndësishme të industrisë së filmit në Kosovë.