Gjatë mbledhjes së asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka nisur prezantimin e qeverisë së re për mandatin e katërt në krye të vendit.
Ai konfirmoi emrin e Petrit Malajt si ministër të Financave duke e konfirmuar në detyrën që mori në afërsi të fundit të mandatit të fundit.
Ndërsa, Blendi Gonxha do të jetë në krye të Kulturës dhe Turizmit.
“Turizmi i bashkohet kulturës, mjedisi del veç për kujdesin e shtuar që do t’i kushtojmë mbrojtjes si aseti më i vyer dhe burimi më i madh për një zhvillim të qendrueshëm ekonomik”, tha Rama.