Bardh Spahia shpall fitoren në Shkodër

Në një deklaratë për mediat, kreu i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia falenderoi të gjithë ata që organizuan procesin zgjedhor, po ashtu ai falënderoi edhe trupën numëruese që do të menaxhojnë çdo votë të qytetarëve, duke thënë se është i bindur se do t’i japin vlerë çdo vote të Shkodrës.

Spahia garanton se vota dhe mbështetja e votuesve do të përkthehet në vizon dhe përkushtim në 4 vitet e ardhme në Shkodër.

“Falënderim dhe mirënjohje të gjithë qytetarëve shkodranë për pjesëmarrjen në votime, komisionerëve dhe vëzhguesve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar.

Të gjitha të dhënat tona tregojnë për një fitore dhe mbështetje masive që na kanë dhënë bashkëqytetarët tanë. Inkurajoj numëruesit të përmbyllin sa më parë këtë proces, duke lexuar me transparencë dhe seriozitet vullnetin e qytetarëve” – tha Spahia në një deklaratë për mediat.

https://web.facebook.com/watch/?v=1292508028281194

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top