Edi Rama, në Asamblenë e PS-së, kërkoi shkarkimin e Erion Veliajt dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë.
“Tirana ka shumë punë, nuk mund të jetë pa kryetar” – u shpreh Rama, duke thënë se Këshilli Bashkiak i Tiranës duhet të mblidhet për të shkarkuar Erion Veliajn.
Ai theksoi se partia duhet të marrë vendime të qarta për drejtimin e kryeqytetit.
Rama e njoftoi këtë vendim në asamble, teksa njoftoi dhe vetë Ogerta Manastiruliun, e cila sipas tij nuk dinte asgjë.
“Të ma falësh” tha Rama para anëtarëve të asamblesë. Ai u shpreh se Manastirliu është profili i duhet për drejtimin e Tiranës.