Reshjet e shiut që nisën mëngjesin e sotshëm kanë krijuar kaos në rrugët e Durrësit. Mësohet se shumë kryqëzime rrugësh janë nën pushtetin e ujit duke bllokuar dhe mjetet që janë të parkuara në rrugë.
Bëhet me dije se i përfshirë nga përmbytjet është edhe nënkalimi te Veliera në lagjen nr. 1 të Durrësit. Policia aty ka ndaluar komplet qarkullimin në të dy kahet e lëvizjes për shkak të bllokimit.