Drejtoria e Burgjeve kërkon masë disiplinore për avokatin e Ilir Metës

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar masë displinore për avokatin e Ilir Metës, Kujtim Cakranin, pasi ka lejuar ish-presidentin të komunikojë me mediat nëpërmjet telefonit të tij.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, Cakrani ka shkelur rregullat duke lejuar Ilir Metën të realizojë një audio-intervistë nga ambientet e paraburgimit, aty ku qëndron prej tetorit të vitit të kaluar, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Në kërkesë thuhet se sipas ligjit “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve dhe të të Paraburgosurve”, leja për realizimin e telefonatave, takimeve apo formave të tjera të komunikimit për një të paraburgosur, duhet të miratohet paraprakisht nga prokurori i çështjes.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ky ligj është shkelur më datë 1 korrik 2025, kur Cakrani, i ftuar në një emision televiziv ka mundësuar nëpërmjet telefonit të tij Meta të japë intervistë për median.

“Për rastin konkret Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve rithekson se nuk ka dhënë asnjë autorizim për realizimin e komunikimit në fjalë. Veprimi i ndërmarrë përbën një ndërhyrje të papranueshme në funksionimin normal të IEVP dhe cenon rëndë rendin dhe autoritetin e institucionit të paraburgimit.

Pra, krijon një precedent të rrezikshëm, duke shkelur në mënyrë të hapur dispozitat e nenit 49, të ligjit nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”, dhe normat që rregullojnë ushtrimin e detyrës së avokatit me integritet, etikë dhe përgjegjësi”, theksohet në shkresë.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top