Shqipëria sonte pret Letoninë në “Arenën Kombëtare”, në një sfidë që vendos fatet e kuqezinjve në Kualifikueset e Botërorit 2026.
Vetëm pak orë përpara fillimit të ndeshjes, Federata ka njoftuar me anë të një postimi se të gjitha biletat janë shitur, teksa pritet një mbështetje maksimale në shkallët e stadiumit.
Sfida do të startojë në orën 20:45 dhe për të gjithë ata që nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë për në stadium, mund ta ndjekin sfidën ekskluzivisht në DigitAlb.
Shqipëria ka punë mjaft të vështirë në grupin e saj, pasi ka mbetur mbrapa Serbisë dhe Anglisë, të cilat ballafaqohen sonte mes vete. Shqipëria ka 5 pikë në 4 ndeshje, ndërsa Serbia në vendin e dytë ka 7 pikë nga 3 ndeshje. Për kuqezinjtë fitorja është kritike sonte.