Olivia Wilde në romancë të re dashurie

Olivia Wilde duket se ka gjetur romancën e re pranë Caspar Jopling, ish-bashkëshorti i këngëtares Ellie Goulding.

Sipas fotove të siguruara nga Page Six, dyshja u pa të enjten në Londër, pas një darke në restorantin The Pelican, ku nuk munguan përkëdheljet dhe puthjet pasionante në rrugë.

Një dëshmitar tha për median se Wilde dhe Jopling ishin “gjatë gjithë kohës duke qeshur dhe bërë shaka, shumë rehat dhe të relaksuar me njëri-tjetrin” dhe se “u puthën në rrugë si adoleshentë përpara se të hipnin në të njëjtin taksi.”

Kjo është dalja e parë publike e aktores me një partner të ri pas lidhjes së shkurtër me ish-basketbollistin Dane DiLiegro në fillim të këtij viti. Më herët, ajo ka qenë në një romancë të shumëpërfolur me këngëtarin Harry Styles (2021–2022), ndërsa nga lidhja e gjatë me aktorin Jason Sudeikis (2011–2020) ka dy fëmijë: djalin Otis (11 vjeç) dhe vajzën Daisy (8 vjeç).

Nga ana tjetër, Caspar Jopling është i njohur si tregtar arti. Ai ka një djalë 4-vjeçar, Arthur me Ellie Goulding. Çifti u martua në gusht të vitit 2019, por këngëtarja britanike konfirmoi ndarjen e tyre në shkurt 2024. Aktualisht Goulding është në një lidhje me aktorin Beau Minniear.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top