Ryan Reynolds zbuloi së fundmi incidentin me Denzel Washington gjatë xhirimeve të “Safe House” në vitin 2012.
Gjatë një diskutimi në Toronto Film Festival të premten, Reynolds — i cili aktualisht po promovon dokumentarin që ka prodhuar, “John Candy: I Like Me” kujtoi se gjatë xhirimit të skenës përfundimtare telefoni i tij u ndez ndërsa personazhi i Washington po vdiste.
“Telefoni i kujt është ky?” bërtiti Washington, sipas Reynolds. “Është plagosur, i lënduar, po vdes, pranon të gjitha gjërat që ka bërë gabim. Lotët fillojnë të rrjedhin në fytyrën e tij. Dhe papritmas dëgjon — dhe kjo është tentativa e dytë, sepse tentativa e parë pati një problem teknik — ne dëgjojmë [Frank Sinatra duke kënduar] ‘Come fly with me, let’s fly, let’s fly away.’”
Kënga e Sinatra-s ishte ringtone-i i Reynolds në atë kohë. Pas pyetjes së Washington se kujt i përkiste telefoni, Reynolds bëri sikur nuk dinte asgjë.
“Ngrihem dhe shoh të gjithë stuntmen-at përreth meje dhe them, “Telefoni i kujt është ky? E papranueshme!’” tha ai.
“[Asistenti i regjisë] tha, ‘D, mund të bësh një tjetër xhirim?’ Dhe [Washington] tha, ‘Do të duhet, apo jo?’ Unë thashë, ‘Po, për shkak të stuntmen-ëve! E papranueshme!’”
Pavarësisht incidentit në sheshxhirim filmi “Safe House” fitoi 208 milionë dollarë me një buxhet relativisht të vogël, duke u bërë një sukses i papritur për Universal Pictures në tremujorin e parë të vitit 2012.