Jennifer Aniston konfirmon romancën me Jim Curtis

Jennifer Aniston ka zbuluar të dashurin e saj, Jim Curtis, gjatë fundjavës përmes një postimi në Instagram.

Aktorja 56-vjeçare ndau një “photo dump” të dielën, me mbishkrimin: “Faleminderit verë.” Postimi përfshinte selfie me shoqen e saj nga seriali “Friends”, Courteney Cox, si dhe me Sandra Bullock, Adam Sandler dhe disa yje të tjerë, por fansat vunë re foton e Curtis.

Në foton në fjalë, hipnotizuesi shfaqet me shpinë për kamerën, duke shijuar perëndimin e diellit në plazh. Një ndjekës shkroi në komente: “Mendon se nuk do e vinim re foton numër 17???”.

Lidhja e re e Aniston me Curtis u bë lajm për herë të parë në korrik, kur ata u fotografuan në ishullin Mallorca në Spanjë me mikun e aktorit, Jason Bateman. Çifti shijoi një double date muajin e kaluar me Courteney Cox dhe të dashurin e saj, Johnny McDaid. Së fundmi, Aniston dhe Curtis u panë duke dalë së bashku në Nju Jork të premten e kaluar.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top