Johnny Depp nënshkruan marrëveshjen marramendëse me “Dior”

Johnny Depp po e kthen ngadalë jetën e tij në rrugën e duhur. Këtë javë u bë e ditur se ai është sërish fytyra e Dior Sauvage pasi nënshkroi një kontratë trevjeçare 20 milionë dollarëshe.

Aktori rifitoi marrëveshjen me aromën pas padisë me ish-bashkëshorten Amber Heard. Sipas Variety, marka e pagoi atë pothuajse dyfishin e asaj që fitoi Robert Pattinson si zëdhënës i Dior Homme. Duke theksuar se një burim anonim i shpjegoi portalit se “shumica e A-listers me marrëveshje aromash marrin rreth 2 milionë deri në 4 milionë dollarë në vit si Chris Pine, marrëveshja e të cilit me Armani vlerësohet me 4 milionë dollarë në vit për 3 vjet”.

Depp u bë fillimisht fytyra e aromës së meshkujve në vitin 2015 dhe vazhdoi të punojë me shtëpinë luksoze të modës mes problemeve të tij ligjore me Heard, e cila e akuzoi atë për abuuzim fizik dhe sulm se*sual.Dior e mbështeti Johnny-n gjatë provës së tij dhe shitjet e kolonjës që ai reklamon, Sauvage, u rritën , madje duke u renditur ndër kolonjet më të shitura të vitit.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top