Takimet e Dumanit në USA, SPAK: U diskutua për goditjen e organizatave kriminale

Prokuroria e Posaçme ka dhënë informacion zyrtar lidhur me vizitën e Altin Dumanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në datën 2 dhe tre 3 shtator. Sipas njoftimit Kreu i SPAK, Altin Dumani u takua në Uashington me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së, ku diskutoi për bashkëpunimin e ngushtë të SPAK me agjencitë ligjzbatuese amerikane për të goditur organizatat ndërkombëtare kriminale, në lidhje me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.

Dumani mori pjesë edhe në Konferencën e DEA-s në SHBA, më 26-28 Gusht dhe gjatë konferencës zhvilloi një takim me administratorin e DEA-s, Terrance Cole. Kreu SPAK pati takime edhe me drejtues të agjencive të rëndësishme të zbatimit të ligjit të vendeve pjesëmarrëse në konference, me të cilët diskutoi mundësinë e krijimit të urave të komunikimit si edhe forcimin e marrëdhënieve ekzistuese, për të luftuar trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top