Mariah Carey bën histori në MTV VMA 2025

Mariah Carey është zyrtarisht fituesja më e fundit e çmimit “Michael Jackson Video Vanguard” në MTV Video Music Awards 2025, duke u bërë kështu artistja e tetë radhazi që merr këtë trofe të artë që nga Rihanna në vitin 2016.

Ky çmim, që jepet çdo vit nga MTV për “kontribute të jashtëzakonshme” dhe “ndikim të thellë” në videot muzikore dhe kulturën pop, e vendos Carey-n si artistja e 37-të që e fiton që nga viti 1984.

Mbrëmja nisi me një premtim nga producentët për një performancë të paharrueshme të Carey-t, dhe ajo nuk zhgënjeu.

E veshur me një fustan  në ngjyrë ari, Carey hapi performancën me këngën e saj të re “Sugar Sweet,” pasuar nga hitet legjendare si “Fantasy” (me Ol’ Dirty Bastard), “Heartbreaker,” “Obsessed,” “It’s Like That” dhe kulmoi me baladën klasike “We Belong Together.”

Pas performancës, Ariana Grande e prezantoi Carey-n me çmimin më të madh të mbrëmjes. “Ky Moonman është i rëndë,” tha Carey me humor.

Faleminderit MTV për këtë çmim të mrekullueshëm. Nuk mund ta besoj që po marr çmimin tim të parë VMA sot. Vetëm një pyetje kam: çfarë prisnit gjithë këtë kohë?” – shtoi ajo mes të qeshurave të publikut.

Pavarësisht se ka qenë e nominuar plot tetë herë që nga viti 1996, Mariah Carey nuk kishte fituar asnjë VMA deri në këtë vit. Në mënyrë surprizë, ajo mori edhe një tjetër trofe përpara fillimit të ceremonisë — Çmimin për Videon më të Mirë R&B për singlin e saj të ri “Type Dangerous,” të publikuar në qershor.

Në një fjalim të regjistruar paraprakisht, Carey falënderoi fansat, producentin Gamma dhe regjisorin e videos Joseph Kahn:

“Faleminderit për këtë çmim. Nuk e di pse u desh kaq shumë kohë… po hajt, jam duke bërë shaka. Ju dua shumë.”

Gjatë fjalimit të saj në skenë, Carey reflektoi mbi karrierën dhe rëndësinë e videove muzikore në artin e saj:

“Videot muzikore janë mënyra ime për të sjellë muzikën në jetë.

Ndonjëherë janë thjesht një justifikim për dramë dhe për të bërë gjëra që s’do t’i bëja në jetën reale — si të vishem si burrë në ‘Obsessed’ apo të jem alter egoja ime Bianca në ‘Heartbreaker.’”

Në fund, ajo falënderoi fansat e saj besnikë, “The Lambily,” dhe njoftoi se albumi i saj i ri, “Here for It All,” del më 26 shtator.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top