Bajram Begaj cakton datën për nisjen e Kuvendit dhe i bën jehonë propagandës së Ramës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka firmosur dekretin për mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të të Parlamentit.

Parlamenti do të mbajë seancën e parë në datën 12 shtator, në orën 10:00.

Whatsapp Image 2025 09 08 At 14.44.37

Begaj, në një shkrim shoqërues mbi dekretin, i ka bërë edhe jehonë propagandës së Ramës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Me bindje të plotë, sikurse Rama, Begaj e quan këtë moment historik për Shqipërinë.

“Shqipëria ndodhet përpara një momenti historik në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në përmbushjen e këtij prioriteti madhor Kuvendi ka nderin dhe detyrimin të jetë përfaqësuesi i vizionit dhe aspiratës së shqiptarëve për një Shqipëri evropiane” – shkruan Begaj, duke vazhduar të thotë se çfarë duhet të bëjë Kuvendi në këtë drejtim.

“Prioriteti madhor i anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët dhe vendi, si ato të sigurisë, drejtësisë, demografisë, ekonomisë, zhvillimit të qëndrueshëm, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, ndryshimet klimatike, mbrojtja e mjedisit, teknologjisë dhe inteligjencës artificiale kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje të qëndrueshme.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një proces transformues dhe i rëndësishëm strategjik, që kërkon reforma të thella dhe angazhim të palëkundur. Përmes punës së përditshme dhe vendimmarrjeve tuaja duhet të përmbushim çdo kriter dhe të përballemi me çdo sfidë për Shqipërinë anëtare në Bashkimin Evropian.

Me rëndësi madhore për të ardhmen evropiane të vendit është kalimi nga reforma në drejtësi, te drejtësia funksionale dhe e pavarur, ku askush nuk është mbi ligjin dhe me vendosmëri luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni” – shkruan Presidenti Begaj.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top