‘Yeah, I am’ – Trump fort i zemëruar me Putin, gati fazën e dytë të sanksioneve ndaj Rusisë

Presidenti Amerikan Donald Trump, të dielën qartë dukej se është gati të kalojë në fazën e dytë të ndëshkimit të Rusisë, qartë dhe prerë e shprehu pakënaqësinë e tij me taktikat zvarritëse të Putin.

Komenti i tij sugjerojnë se ai është më afër shtimit të sanksioneve kundër Moskës ose blerësve të saj të naftës, për shkak të frustrimit nga lufta në Ukrainë.

Trump e ka kërcënuar vazhdimisht Moskën me sanksione të mëtejshme, por i ka pezulluar ato ndërsa ndiqte bisedimet. Deklaratat e fundit shfaqin një qëndrim gjithnjë e më agresiv, por Trump nuk tha se ishte i përkushtuar ndaj një vendimi të tillë ose çfarë mund të përfshijë një fazë e tillë e dytë.

I pyetur nga një gazetar në Shtëpinë e Bardhë nëse është gati të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve kundër Rusisë, Trump u përgjigj: “Po, jam”.

Trump në vazhdimësi kishte thënë se nuk ngurron të shtrëngojë masat ndaj Rusisë por se preferon të ndërmjetësojë paqen në Ukrainë. Ai rishtas kishte deklaruar se janë tre faza të sanksioneve tashmë gati. Më parë i kishte theksuar se janë mjaft të pakëndshme për Rusinë.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top