Ngjarja e rëndë e Shkodrës, me bilanc 2 të vrarë dhe 2 të plagosur, ka sjellë edhe reagime politike.
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, e cilësoi Shkodrën si një qytet “në mëshirë të breshërive të krimit”. Kreu i Partisë Demokratike bëri një reagim në rrjetin social Facebook, ku nënvizoi se Shkodra sundohet me qëllim nga krimi, banda vetëgjyqësia dhe hakmarrja, “e ndihmuar nga narkoqeveria”.
“Shkodra në mëshirën e breshërive të krimit. Miq, sot në mëngjes masakra e radhës me dy të vdekur dhe dy të plagosur. Në mes të qytetit brenda në kafene breshëritë u morën jetën dy personave dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë njëra prej tyre kamariere shërbimi. Vrasësi, një i arrestuar dy vite më parë për bashkëpunim në krim por i liruar nga Tualanti apo ndonjë taulant tjetër për të vazhduar punën e tij katër ditë më parë pati një tjetër të vrarë. Shkodrën me qëllim e sundon krimi, bandat, vetgjyqësia dhe hakmarrja e ndihmuar nga narkoqeveria”, shprehet kreu i PD-së ndër të tjera.
Në fund ai shton se e dënon me forcë edhe qëndrimin e qeverisë ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj.
“Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin hakmarrës të Ramaduros ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj”, përfundon Berisha.