Imazhi viral i James Rodriguez i vetëm me stadiumin bosh: ç’ndodhi pas Kolumbi-Bolivi

 

 

James Rodriguez është 34 vjeç dhe ka qenë gjithmonë i konsideruar si një nga talentet më të mëdha të gjeneratës së fundit të futbollistëve kolumbianë. Mesfushori i León dhe kapiteni i kombëtares ishte edhe një herë tjetër vendimtar me golin e tij kundër Bolivisë që i lejoi skuadrës të mposhte 1-0 Bolivinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Tre pikë të rëndësishme, por të përjetuara me një grimcë melankolie nga lojtari, i cili në fund të ndeshjes, kur të gjithë tifozët ishin larguar duke lënë stadiumin bosh, deshi të rikthehej në fushë.

Punonjësit dhe gazetarët mbetën të habitur nga gjesti i tij. James në fakt u rikthye në fushë dhe në një moment vendosi të ulej në qendër, krejt i vetëm, duke shikuar boshësinë. Imazhi u bë menjëherë viral duke gjeneruar pyetje mbi atë që kishte ndodhur. E qartë që në moshën 34-vjeçare, ajo e luajtur në Metropolitano mund të ketë qenë ndeshja e fundit në shtëpi e James me fanellën e Kolumbisë, duke shpresuar të marrë pjesë në Botërorin 2026.

Çfarë ndodhi?
James Rodriguez shënoi golin e 1-0 në minutën e 30’, duke arritur kuotën e 14 golave në kualifikime dhe duke thyer rekordin që deri tani i përkiste Radamel Falcao si golashënuesi më i mirë kolumbian në këtë kompeticion. Ish-mesfushori i Real Madrid luajti rreth një orë përpara se të zëvendësohej dhe të shoqërohej në pankinë nga një ovacion i gjatë në këmbë i gjithë stadiumit. Dhe kështu, ndoshta edhe sepse u prek nga ai ovacion i publikut, James u emocionua dhe në fund të ndeshjes, larg të gjithëve, deshi t’i rezervonte vetes një hapësirë të vogël vetëm për të.

 

Pa më askënd, me shkallët e stadiumit bosh dhe larg zhurmës, James u ul në qendër të rrethit të Metropolitanos. Një imazh që u bë shpejt viral dhe që ngriti disa pikëpyetje. Megjithëse dikush nëpër komente kishte theksuar se dukej si një lloj imitimi i lamtumirës së Iniesta-s me Barcelonën në “Camp Nou”, të tjerë u përqendruan te emocioni i përcjellë nga ai imazh. Edhe pse James refuzoi të japë ndonjë tregues për konfirmimin e ndeshjes së tij të fundit të kualifikimeve në shtëpi, e vërteta është se, duke pasur parasysh moshën e tij, ajo mund të ketë qenë e tillë.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top