Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nëpërmjet postimit të tij, ka kërkuar që Hamasi të kthejë menjëherë të 20 pengjet që mban. Në postimin e tij, Trump deklaroi se Hamasi duhet të kthejë menjëherë të 20 pengjet që mban, duke shtuar se kthimi i vetëm disa prej tyre (2, 5 ose 7) nuk është i pranueshëm.
Sipas tij, nëse kërkesa e tij plotësohet, zhvillimet do të jenë të menjëhershme dhe kriza do të marrë fund. Të paktën 48,440 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të drejtuar nga Hamasi. Izraeli thotë se ende mbahen 59 pengje në Gaza, ndërsa besohet se deri në 24 prej tyre janë gjallë.