Kroacia bllokon ngarkesën me pjeshka nga Shqipëria

Kroacia ka refuzuar në kufi një ngarkesë me pjeshkë të nisura nga Shqipëria. Raportohet se frutat kanë rezultuar me përmbajtje të lartë të nikelit. Lajmi është konfirmuar në faqen online të Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin (RASFF) të Komisionit Europian. Zbulimi i këtij rasti nga autoritetet europiane është bërë në datë 21 gusht 2025.

Në njoftimin e mësipërm thuhet se frutat kishin “përmbajtje të lartë nikeli” dhe “përbëjnë një rrezik potencial” për konsumatorët. Ende nuk dihet se cila ka qenë kompania që ka eksportuar pjeshkët nga Shqipëria drejt Kroacisë.

Kjo është hera e dytë që Kroacia bllokon një ngarkesë ushqimorë nga vendi ynë. Më 12 Mars, përmes sistemit të alarmeve të shpejta të BE-së (RASFF), një ngarkesë me speca nga Shqipëria, që kishte nivele të larta pesticidësh, u ndalua në Kroaci. Specat u klasifikuan me rrezik të lartë për konsumatorin, për shkak të përmbajtjes shumë të lartë të pesticideve. RASFF njoftoi se shqetësimi ishte serioz.

Ngarkesa përmbante flonicamid, një insekticid që përdoret për kontrollin e dëmtuesve në fusha dhe sera. Ky pesticid ka një tretshmëri të lartë në ujë dhe mund të shkaktojë efekte negative tek gjitarët, përfshirë njerëzit, veçanërisht në mëlçi dhe veshka.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top