PS mbledh Asamblenë Kombëtare më 11 shtator (Detajet)

Partia Socialiste ka njoftuar zhvillimin e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare më 11 shtator 2025, në orën 09:30, pranë kompleksit “Xibraku”.

Sipas njoftimit, mbledhja do të hapet me miratimin e rendit të ditës, ndërsa më pas pritet fjala e kryetarit të PS, Edi Rama. Seanca do të vijojë me diskutime, pyetje e mendime nga anëtarët, si dhe çështje të ndryshme që do të trajtohen në fund.

Në komunikatën e shpërndarë nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, theksohet se pjesëmarrja e anëtarëve është e domosdoshme për vijimin e punimeve të Asamblesë.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top