Politikani shqiptar – Zhegrovës: Po shkon te klubi i avokatit, ngriji pantallonat o çun

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova gjatë këtyre ditëve bëri një prej transferimeve më të mira në merkaton e verës.

 


Zhegi firmosi me Juventusin nga Lille për rreth 20 milionë euro.

 

Politikani shqiptar, Erion Braçe e ka “goditur” lojtarin kosovar, duke ia dhënë një kritikë për veshjen e tij.

 

“Pupupupupu! Ngriji pantallonat o çun. Po vjen te ekipi i avokatit, jo te klubi i getos”, e ka komentuar Braçe vizitën e Zhegrovës te Zonja e Vjetër.

Kujtojmë që Zhegrova do të mungojë në ndeshjet e shtatorit me Kosovën, pikërisht për shkak të transferimit te Juventusi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top