Itali/ Zbulohet administratori i faqes që postonte foto seksiste të Meloni

Një burrë 45-vjeçar që jeton në Firence thuhet se është administratori i faqes së internetit Phica.eu, e cila ka qenë në qendër të skandalit që përfshinte foto të vjedhura të politikanëve, personave me ndikim dhe aktoreve.

Lajmi u publikua nga Domani, e cila zbuloi emrin e burrit, Vittorio Vitiello, mbi të cilin thuhet se po përqendrohet hetimi. I lindur në Pompeii dhe pronar i një kompanie të vogël në Itali që nga viti 2023, Vitiello është, sipas hetimeve, është administratori i faqes së internetit www.Phica.eu.

45-vjeçari është marrë në pyetje tashmë në Firence pasi kryebashkiakja Sara Funaro ngriti një ankesë. Fotot e kryebashkiakes, së bashku me ato të figurave të tjera politike, përfunduan në faqen e internetit Phica.eu me komente seksiste dhe vulgare.

Prokuroria e Romës zhvilloi një takim lidhur me rastin e fotove të vjedhura të publikuara në faqen e internetit Phica dhe grupin e Facebook-ut “Mia moglie” pa pëlqimin e subjekteve, të shoqëruara me komente seksiste.

Hetuesit dhe u takuan për afërsisht dy orë me Zëvendës Prokurorin Giuseppe Cascini, i cili së shpejti do të japë informacione lidhur me ngjarjen. Më pas do të hapet një dosje për këtë çështjeje. Ndër krimet që mund të hetohen nga prokurorët e Romës janë përhapja e paligjshme e imazheve ose videove me përmbajtje seksuale, shpifja dhe zhvatja.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top