Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit/ Mesazhi që la Rama

Kryeministri Edi Rama la një mesazh në librin e ngushëllimeve për ikonën e kinemasë shqiptare Dhimitër Anagnosti. Në librin e ngushëllimeve Kryeministri ka shkruar se është i bindur që Anagnosti e ka menduar këtë ditë, të prehet në Vunoin e tij.

Rama nderoi regjisorin e shquar shquar shqiptar në homazhet që u mbajtën këtë të martë në hollin e teatrit të Operas dhe Baletit.

“Jam i bindur që ke menduar shpesh për këtë ditë kur do të ndahesh përgjithnjë nga zhurma e qytetit e do të prehesh në Vunoin tënd, ku paqja e merituar do të jetë mbi ty. Me mall Edi”, ka shkruar Rama.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top