Fansat e shqetësuar për fizikun e ri të The Rock

Dwayne “The Rock” Johnson ka surprizuar fansat me fizikun e tij gjatë Festivalit të Filmit në Venecia.

Aktori mori pjesë në promovimin filmin e tij të ri, “The Smashing Machine”, ku luan rolin e kampionit të UFC, Mark Kerr.

Fansat në X (ish-Twitter) nuk i kursyen komentet e tyre rreth ndryshimit të dukshëm të tij: “Duket si AI,” tha një përdorues.

“Shpresoj të mos jetë i sëmurë, duket shumë i dobët,” komentoi një tjetër.

Disa fansa e mbronin aktorin, duke theksuar se transformimi nuk ishte i menjëhershëm:

Aktori i “Black Adam” ka deklaruar se transformimi ishte zgjedhja e tij për këtë rol.

“Ky transformim ishte diçka për të cilën isha vërtet i etur,” tha Johnson gjatë Festivalit të Filmit në Venecia, sipas Hollywood Reporter.

“Kam pasur fatin të kem një karrierë të jashtëzakonshme dhe të realizoj filma të mëdhenj, por një zë i vogël brenda meje më thoshte: ‘Po sikur të bëj më shumë? Dua të bëj më shumë, dhe si do të dukej?’”

Gjithashtu, në qershor ai zbuloi se ka vuajtur për vite me probleme të tretjes:
“Është diçka që nuk kam arritur ta zgjidh plotësisht. Ndihem mirë, dhe kjo është pjesa e çuditshme, por nuk e kam gjetur ende zgjidhjen,” tha babai i tre fëmijëve në emisionin The Mark Hyman Show.

Johnson filloi trajtimin për problemet e tij shëndetësore në fillim të vitit 2024, ndërsa kishte një kalendar të ngjeshur me angazhime, përfshirë një shfaqje WWE, premierat e filmave “Red One” dhe “Moana 2”, si dhe xhirimet e “The Smashing Machine.”

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top