Enkelejd Alibeaj ka votuar për kryebashkiakun e ri të Tiranës.
Në fjalen e tij për mediat, Alibeaj është shprehur se sot është momenti i ndarjes nga e shkuara.
“Votova për pak minuta pasi besoj se zgjedhja është e lehtë sot. Kam një mesazh për demokratët për shqiptarët e ndershëm që sot o do të duhet që të ushtrojnë detyrën e tyre të votës, në mënyrë të drejtë, për të bërë një ndarje nga politika. Sot do të duhet që të vijnë se është momenti për ndarjen e madhe nga e shkuara”, ka thënë ai.