Rita Ora mbyll turneun veror me emocione: 13 vjet nga albumi im i parë, ndihem sikur të ishte dje

Këngëtarja shqiptare me famë botërorë, Rita Ora, është në prag të përfundimit të një tjetër turneu të suksesshëm veror dhe duket se ky kapitull i karrierës së saj ka qenë i mbushur me emocione të forta dhe mirënjohje, transmeton Gazeta Metro.

Artistja me famë botërore ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa momente nga koncertet e fundit, duke reflektuar mbi rrugëtimin e saj muzikor dhe lidhjen e veçantë me publikun.

Në postimin e saj, këngëtarja u shpreh se këto ditë i kanë kujtuar një moment të rëndësishëm në karrierë: përvjetorin e 13-të të albumit debutues ORA.

“Dy javët e mia të fundit… ishte 13-vjetori i albumit tim të parë ORA. Nuk mund ta besoj që ka kaluar kaq shumë kohë që nga publikimi i tij! Më ka bërë të ndihem shumë nostalgjike dhe emocionale, pasi e mbaj mend sikur ishte dje. Shfaqja e mbrëmshme në Zurich Openair dhe java e kaluar… jam gjithmonë mirënjohëse që mund të lidhem me njerëzit dhe të krijoj momente të vërteta që do t’i mbajmë mend përgjithmonë. Të shohësh gëzim dhe dashuri tek publiku është arsyeja pse unë vazhdoj të jap gjithçka nga vetja ime. Faleminderit që jeni familja ime për të gjitha këto vite – mezi po pres t’ju tregoj atë që kam punuar… shumë shpejt!”, ka shkruar ajo.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top