Dua Lipa i futet biznesit bashkë me të fejuarin e saj

Çifti i njohur, Dua Lipa dhe i fejuari i saj aktor, Callum Turner, janë gati të hyjnë në botën e biznesit së bashku.

Këngëtarja me famë botërore ka krijuar këtë javë një kompani produksioni filmash me emrin ‘TwentyTwo Films Limited’, të cilën e zotëron në pjesë të barabarta me Turnerin.

Sipas regjistrimeve zyrtare, kompania do të merret me “produksionin e filmave artistikë dhe programeve televizive”, shkruan The Sun.

Nga të gjitha gjasat, dyshja duket se po ndjek hapat e Margot Robbie dhe bashkëshortit të saj, producentit Tom Ackerley, të cilët me kompaninë e tyre ‘LuckyChap’ kanë sjellë filma të suksesshëm si “I, Tonya”, “Saltburn” dhe “Barbie” – ku edhe Dua pati një rol.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top