Zbulohet e vërteta rreth romancës së Anderson dhe Neeson

Burime të afërta me aktorët Pamela Anderson dhe Liam Neeson kanë mohuar kategorikisht thashethemet se lidhja e tyre është e fabrikuar për qëllime publicitare, duke i cilësuar ato si “qesharake” dhe “të pavërteta”.

“Çdo gjë mes tyre është e sinqertë. Asnjëri prej tyre nuk do të merrte pjesë në një farsë publicitare. Ata thjesht kalojnë kohë të mirë së bashku dhe nuk kanë nevojë për vëmendje mediatike,” tha një burim për revistën PEOPLE, duke iu referuar thashethemeve të shpërndara nga TMZ, e cila pretendoi se marrëdhënia ishte inskenuar për të promovuar filmin e ri komik The Naked Gun.

Një tjetër burim shtoi: “Lidhja e tyre nuk është për sy e faqe. Ka një lidhje të vërtetë mes tyre. Nuk ka asnjë arsye që të inskenonin diçka të tillë.”

TMZ, në një raport të publikuar të premten, më 29 gusht, aludoi se marrëdhënia mes Anderson (58 vjeç) dhe Neeson (73 vjeç) ishte orkestruar nga publicistët e tyre si pjesë e promovimit të filmit, dhe madje pretendoi se çifti nuk ka pasur asnjë takim privat. Por një burim e hodhi poshtë këtë pretendim duke e quajtur “qesharake”.

Romanca mes dy aktorëve ka nisur gjatë xhirimeve të The Naked Gun, ku Neeson luan rolin e detektivit të policisë së Los Anxhelosit, Frank Drebin Jr., ndërsa Anderson interpreton Beth, një femme fatale që përfshihet në një histori dashurie me detektivin gjatë hetimeve për vdekjen e vëllait të saj.

Një burim i mëparshëm i tha PEOPLE: “Është e qartë që janë të pëlqyer pas njëri-tjetrit.” Ata shtuan se çifti po “shijon shoqërinë e njëri-tjetrit” gjatë promovimit të filmit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top