Loftus-Cheek e Pulisic, buzëqesh Allegri: 3 pikët e para për Milan në kampionat

Në ndeshjen hapëse të javës së dytë të Serie A, Milan fiton në transfertë me Lecce duke mposhtur 2-0 salentinët. Në Via del Mare ndeshja zhbllokohet menjëherë në minutën e 4’ me goditjen me kokë të Gabbia, por VAR i mohon gëzimin mbrojtësit kuqezi për faull ndaj Coulibaly, më pas është Gimenez që shpërdoron rastin për gol në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë meksikani gjen rrugën e rrjetës, por edhe një herë tjetër VAR i anulon golin Milan për pozicion jashtë loje të sulmuesit. Asnjë dyshim dhe asnjë parregullsi, megjithatë, në minutën e 66’ kur Loftus-Cheek me një goditje me kokë, në krosimin perfekt të Modric, i jep avantazhin kuqezinjve. Në fund është Pulisic (86’) që dhuron dyfishimin duke shfrytëzuar një përgjumje kolosale të mbrojtjes puljeze.

Një goditje me kokë e Loftus-Cheek në goditjen e dënimit të Modric dhe një gol i Pulisic pas një gabimi të rëndë të Viega: mjafton kjo që Milan të marrë në Lecce fitoren e parë në kampionat. Pas nisjes shokuese kundër Cremonese, kuqezinjtë pra mund të marrin frymë, në pritje të përforcimeve të fundit nga merkatoja. Allegri, ende pa Leao dhe i detyruar ta nisë me Pulisic të dëmtuar nga stoli, zgjedh Musah në të djathtë të mesfushës dhe avancon Saelemaekers në krah të Gimenez. Di Francesco mbështetet te ish-i Camarda si qendërsulmues, i shoqëruar nga Morente dhe Pierotti.

 

Në pjesën e parë rastet nuk munguan, salentinët luftojnë dhe kuqezinjtë nuk japin sigurisht një përshtypje soliditeti në mbrojtje, por janë për Milan shanset më të mira. Në pjesën e dytë, Di Francesco i besoi të sapoardhurit Stulic në vend të Camarda dhe ish-lojtari i Charleroi shërbeu menjëherë te Kaba (me thembër), por francezi goditi dobët në duart e Maignan. Pas dy golave të anuluar vjen radha e duhur për të festuar. Në minutën e 66’ Loftus-Cheek, me kokë, mposhti Falcone në shtyllën e dytë. Pastaj, ka kohë për lavdinë e Pulisic (86’) që mbylli llogaritë pas një pasimi të gabuar të Danilo Veiga. Në fund, debutimi në Serie A, mes kuqezinjve, për 18-vjeçarin holandez Cheveyo Mul-Balentien.

CREMONESE 3-2 SASSUOLO

Java e 2-të e Serie A i jep fitoren e dytë Cremoneses e cila, pasi ka mposhtur Milanin, triumfon edhe ndaj Sassuolos. Gri-kuqët pra shikojnë të gjithë nga lart, me 6 pikë, pas një ndeshjeje të çmendur: Terracciano (37’) dhe Vazquez (39’) vulosin avantazhin e dyfishtë, por neroverdët barazojnë me Pinamonti (63’) dhe Berardi (penallti në 73’). Në një fund dramatik, Manuel De Luca dhuron fitoren për të tijtë përsëri falë një goli nga pika e bardhë (92’).

 

 

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top