Kompjuteri i Monte Carlos ka zbuluar sfidat e Conference League 2025/2026 dhe befasia e madhe është përballja shqiptare. Kampionia e Kosovës Drita pret Shkëndijën e Tetovës, ndërsa Strakosha dhe AEK gjejnë përballë Fiorentinën, që e provon përsëri për herë të katërt radhazi.
Drita për herë të parë në fazën kampionat do të luajë një nga gjashtë ndeshjet e raundit kundër kampionëve të Maqedonisë së Veriut. Dy skuadrat shqiptare do ta luajnë ndeshjen teke mes tyre në Kosovë, por do të jetë një derbi i vërtetë. Drita ka kështu një lloj favori ndaj Shkëndijës që ka një short pak më të lehtë se kosovarët.
Pas humbjes në finale në vitet 2023 dhe 2024 dhe pasi doli në gjysmëfinale vitin e kaluar, Fiorentina përballet sërish me konkurrimin e tretë kontinental për nga rëndësia. Një rrugëtim që do të kulmojë me finalen e Lajpcigut më 27 maj. Nisja e ndjekjes së titullit të fituar vitin e kaluar nga Chelsea kundër Betis Sevilla. Datat e sakta me oraret e të gjitha ndeshjeve do të zbulohen nesër, të shtunën më 30 gusht.
The 36 teams have discovered their fate for the UEFA Conference League league phase #UECLdraw | #UECL
— UEFA Conference League (@Conf_League) August 29, 2025
DATAT DHE KALENDARI I CONFERENCE LEAGUE
Dita e parë: 2 tetor 2025
Dita e dytë: 23 tetor 2025
Dita e tretë: 6 nëntor 2025
Dita e katërt: 27 nëntor 2025
Dita e pestë: 11 dhjetor 2025
Dita e gjashtë: 18 dhjetor 2025
Playoff për fazën me eliminim direkt: 19 dhe 26 shkurt 2026
Të tetat e finales: 12 dhe 19 mars 2026
Çerekfinalet: 9 dhe 16 prill 2026
Gjysmëfinalet: 30 prill dhe 7 maj 2026
Finalja: 27 maj 2026 (Lajpcig)
SI FUNKSIONON SHORTI I CONFERENCE LEAGUE
Shorti kryhet tërësisht në format dixhital, përmes një software-i të automatizuar të projektuar posaçërisht. Software-i përdoret për të hedhur, në mënyrë dixhitale dhe të rastësishme, një skuadër nga fashe e parë dhe gjashtë kundërshtarët e saj, një nga secila fashë në rend (fashe 1 dhe 2, fashe 3 dhe 4, fashe 5 dhe 6), duke treguar për secilin kundërshtar nëse do të luajë në shtëpi apo në transfertë. E njëjta procedurë përsëritet për të gjitha skuadrat e mbetura të fashës së parë, të ndjekura nga të gjitha skuadrat e fashave të mbetura (2, 3, 4, 5 dhe 6), duke marrë parasysh kundërshtarët tashmë të hedhur. Kundërshtarët dhe ndeshjet në shtëpi dhe në transfertë zbulohen fashë pas fashe, duke filluar nga e para dhe duke përfunduar me të gjashtën.