Bombarduesit gjermanë përballë avionit rus, prag përplasje në Baltik

Avionët luftarakë gjermanë u ngritën në ajër e u vunë në ndjekje të një avioni zbulues rus Il-20 mbi Detin Baltik.

Dy Eurofighter u ngritën nga baza ajrore Rostock-Laage në Gjermani, pasi aeroplani rus u diktua me sinjalizuesit e tij të fikur dhe pa një plan të sqaruar fluturimi, thotë DW.

Incidenti i shtohet një serie provokimesh ajrore të raportuara nga aleatët e NATO-s që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, pasi Moska dyshohet ta ketë përdorur avionin për të gjurmuar pozicionet e trupave të aleancës.

Episodi më i fundit shënon incidentin e dhjetë të këtij lloji ku përfshihen avionë gjermanë që nga fillimi i këtij viti. Nuk ka detaje të mëtejshme rreth vendndodhjes së saktë të përballjes apo të dhëna sesa kohë qëndroi avioni rus në hapësirën ajrore të kufizuar.

Në incidentet e mëparshme, aeroplanët rusë janë ngritur nga Kaliningradi, duke u drejtuar në perëndim drejt hapësirës ajrore ndërkombëtare pranë Polonisë, Gjermanisë, Suedisë dhe Danimarkës.

Ata shpesh fluturojnë pa përdorur sinjalizuesit, duke mos paraqitur plane fluturimi dhe nuk krijojnë kontakt me kontrollin rajonal të trafikut ajror, lëvizje këto që konsiderohen si me rrezikshmëri të lartë nga zyrtarët e NATO-s.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top