Blushi sulmon Braimllarin: Hyri në SPAK me teserën e PL-së dhe doli me atë të PS

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka sulmuar Endrit Braimllarin në rastin e hetimeve të Ilir Metës.

Në një konferencë për shtyp me avokatin e Ilir Metës, Kujtim Cakrani, Blushi thotë se Braimllari “u fut me teserën e Partisë së Lirisë dhe doli me teserën e PS, madje u bë dhe kandidat për deputet”.

“Alibia e dëshmitarëve të paqëndrueshëm kundër Ilir Metës nuk provon gjë tjetër, veçse ata janë pengje të SPAK dhe të Edi Ramës. Ironia më e madhe është se vetë Altin Dumani që flet për intimidim, mund të akuzohet sipas këtij pretendimi si intmidues dëshmitarësh, meqë njëri prej tyre i paqëndrueshëm hyri në zyrën e tij me teserën e PL-së dhe doli me teserën e PS, madje edhe kandidat për deputet i Edi Ramës në zgjedhjet parlamentare”, tha Blushi.

Më tej ai theksoi se “nuk ka asnjë dëshmitar që të jetë i PL, që e fajëson Ilir Metën apo që e bën atë përgjegjës në raport me ligjin”.

“Të gjitha janë manipulime për të zbatuar një porosi politike të Edi Ramës që e donte Ilir Metën të izoluar në ekstrem, duke keqpërdorur SPAK si vegël për ti mohuar atij të drejtën e ushtrimit të lartë politik, si një prej dy liderëve të lartë të opozitës”, tha Blushi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top