Newcastle-Liverpool kandidon tashmë për të qenë një nga ndeshjet më të bukura të sezonit për intensitetin, golat, surprizat dhe fundin e çmendur që i dhuroi fitoren Reds. Ndodhi gjithçka në 90 minuta por magjia e vërtetë ndodhi në fund të 11 minutave të gjata shtesë që vulosën në histori emrin e Rio Ngumoha, gjashtëmbëdhjetëvjeçarit që vendosi ndeshjen me golin e tij në debutimin absolut në Premier League, vetëm 4 minuta pas hyrjes së tij: ai është golashënuesi më i ri në historinë e Liverpool, i konsakruar prej kohësh si premtim dhe i ngritur në skenë në një natë të paharrueshme.
Pas pak ditësh do të mbushë 17 vjeç dhe do të mund të firmosë kontratën e tij të parë si profesionist, pikërisht në javën kur është bërë idhulli i ri i Kop-it. Nuk iu drodhën gjunjët kur Slot i dha atij pak minuta në një ndeshje shumë të tensionuar dhe as kur u gjend përpara portës me topin falë një lëshimi të Szoboszlai që i dhuroi momentin më të rëndësishëm të karrierës së tij shumë të re, sapo filluar por tashmë e mbushur me ambicie dhe ëndrra si ajo për të fituar Topin e Artë.
16-year-old Rio Ngumoha, Liverpool's newest hero! ❤️ pic.twitter.com/qwmUpIBHrI
— Premier League (@premierleague) August 25, 2025
Rio Ngumoha është xhevahiri i ri i Liverpool
Anglezi ka lindur më 29 gusht 2008 në Londër dhe ka ndërtuar një rrugëtim prej të paracaktuari. Filloi të luante vetëm 8 vjeç në Akademinë e Chelsea ku magjepsi John Terry: sipas ish-kapitenit të Bluve, një djalosh kaq i fortë nuk ishte parë prej kohësh. Edhe Liverpool ishte i të njëjtit mendim kur e regjistroi në vitin 2024, i impresionuar nga magjitë e tij në Premier League Cup. Një “vjedhje” që sot u sjell pakënaqësi londinezëve, edhe ata të mbetur pa fjalë nga goli në debutim i kampionit të ri. Roli i tij natyral është ai i anësorit të sulmit dhe vepron në të majtë, por në të kaluarën ka mbuluar pozicione të ndryshme falë aftësisë së tij të madhe për t’u përshtatur.
Reds e kuptuan menjëherë që kishin në duar një kampion të ri, aq sa e përfshinë menjëherë në skuadrën e parë. Por për debutimin në Premier League iu desh të priste këtë sezon, duke shpërblyer durimin e tij me diçka të paimagjinueshme. Në një natë ai u bë golashënuesi më i ri në historinë e Liverpool me 16 vjet e 361 ditë dhe gjithashtu lojtari që vendosi ndeshjen delikate kundër Newcastle në minutën e 100’ (me Magpies që kishin barazuar megjithëse në inferioritet numerik për gjithë pjesën e dytë).
Fytyra e tij tani është kudo, të gjithë e njohin emrin e tij dhe e duartrokasin. Por, nga ana tjetër, i vogli Rio Ngumoha gjithmonë i ka pasur idetë e qarta: “Besoj se një ditë do të mund të fitoj Topin e Artë. Dua të konsiderohem një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave dhe të bëhem një legjendë”. Një projekt ambicioz, por hapi i parë u hodh me sukses.
— Liverpool FC (@LFC) August 26, 2025