Romanca mes Tom Cruise dhe Ana de Armas po bëhet gjithnjë e më intensive, por ish-i dashuri i saj, Ben Affleck, duket se është pengesa kryesore për çiftin.
Sipas një burimi për revistën Globe, Ana dhe Ben, të cilët kanë qenë në një lidhje në 2020, “e përfunduan lidhjen si miq dhe u zotuan të qëndrojnë në kontakt – ndaj Ben i shkruan shpesh,” tregon burimi.
Ben, 53 vjeç, gjithashtu ka një marrëdhënie miqësore me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Garner, por “Tom mendon se ai po e tepron me Anën,” shton burimi.
Edhe pse aaktori i Top Gun, beson se e dashura e tij i qëndron besnike, ai nuk e pëlqen faktin që mbajnë komunikim. “Sipas Tomit, Beni duhet të respektojë kufijtë dhe të mos fusë hundët atje ku nuk i takon,” vazhdon burimi.
Tom është shumë mbrojtës ndaj aktores së Ballerina-s dhe duket se lidhja e tyre po ecën me ritme të shpejta. Dyshja u shfaq së fundmi duke u kapur për dore në Vermont, ku Ana zotëron një shtëpi prej 7 milionë dollarësh.
“Tom i pëlqen shumë të jetojë atje,” ka thënë më herët një tjetër burim, duke shtuar se aktorët e filmit Deeper janë duke planifikuar të bashkëjetojnë.
“Ka vetëm disa muaj që janë bashkë, por Tom lëviz shpejt. Ai nuk sheh arsye për të pritur për të jetuar bashkë dhe duket se edhe Ana është bindur. Ajo është e mahnitur prej tij. Ata janë të përkushtuar dhe po mendojnë seriozisht për të ardhmen.”