Fitore e çmendur e Liverpool: Newcastle shënon dy gola me 10 vetë, por bie në shtesë

Java e 2-të e Premier League mbyllet me një ndeshje spektakolare. Liverpool dhe Newcastle, që po përballen edhe në tratativat për Isak, zhvillojnë një sfidë që përfundoi 3-2 për Reds në minutën e 100‘. Gravenberch (35’) dhe Ekitike (46’) e çojnë skuadrën e Slot në avantazh me dy gola, por Newcastle, me dhjetë lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Gordon (48’pp), barazoi me Guimaraes (57’) dhe Osula (88’). E zgjidhi talenti Ngumoha (2008), Reds në krye të Premier League bashkë me Arsenal dhe Tottenham.

Liverpool mbetet me pikë të plota në Premier League, por e bën këtë në mënyrën më të paparashikueshme të mundshme. Reds mposhtin 3-2 Newcastle pas një ndeshjeje të çmendur, ku rrezikuan të humbnin nga një epërsi dy-golëshe dhe fituan në minutën e 100’ falë golit të një xhevahiri në debutim. Newcastle duket se po luante më mirë, por ishte Liverpool që kaloi në avantazh në minutën e 35’: një goditje e fortë nga distanca e Gravenberch dhe 1-0. Ndeshja bëhet akoma më e thjeshtë për Reds mes pjesës së parë dhe fillimit të së dytës, fillimisht me të kuqin e Gordon në shtesë (48’ pp) dhe më pas me golin e dytë: shënon Ekitike vetëm njëzet sekonda pas rifillimit, me një festë të hidhur për Magpies që e kishin dëshiruar si qendërsulmuesin e tyre dhe “Isakun e ri”.

Nga ky moment, megjithatë, Liverpool nuk goditi më ndaj një kundërshtari me dhjetë lojtarë dhe rrezikoi shumë. Newcastle ngushtoi diferencën me goditjen me kokë të Bruno Guimaraes (57’) dhe dominoi, si në ritëm ashtu edhe në goditjet në portë: Alisson rrezikoi ndaj Trippier dhe u dorëzua në minutën e 88’, kur i riu Osula shfrytëzoi asistin e Dan Burn. Gjithçka nis nga e para për Liverpool, që rrezikoi në shtesë dhe më pas gjeti një protagonist surprizë. 17 vjeçari Ngumoha, xhevahir i Akademisë, u fut në minutën e 96’ dhe katër minuta më vonë vulosi fitoren: goli i tij vlen 3-2 dhe kryesimin e Premier League, që vjen në fund të trembëdhjetë minutave shtesë. Pas dy javësh, Liverpool është me pikë të plota, gjashtë, së bashku me Tottenham dhe Arsenal. Newcastle mbetet me një pikë, marrë në debutim me barazimin 0-0 ndaj Aston Villa.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top