Berisha refuzon të hapë parlamentin e ri “Është jo legjitim nuk mund ta hap kurrë!”

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar prerë se nuk do të marrë pjesë në hapjen e parlamentit të ri, duke e cilësuar atë një institucion jo legjitim dhe të kapur nga partia-shtet.

“Një parlament jo legjitim nuk mund ta hap kurrë, kurrë. Nuk mund t’i bëj vendit tim një antishërbim të tillë. Harroje. Po të ishte legjitim, me kënaqësi do ta bëja, por ky nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë, sipas të gjitha dokumenteve kombëtare dhe ndërkombëtare,” tha Berisha.

Ai theksoi se rekomandimi i Këshillit të Europës, që kërkon ndarjen e partisë nga shteti në Shqipëri, është treguesi më i qartë se Kuvendi aktual është produkt i deformimit elektoral. “Kaq mjafton kjo frazë për të treguar se ky është parlamenti i partisë-shtet. E si mund ta hap unë atë? Si mund t’ia lejoj vetes të ulem aty? Kurrë…”, shtoi ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top