Boniface shpërthen polemikat pas transferimit të dështuar te Milan: “Kllounë kudo”

Victor Boniface nuk e priti aspak mirë që Milan refuzoi ta angazhonte sepse nuk ishte plotësisht i bindur për gjendjen e tij fizike. Pas vizitave mjekësore të thelluara, klubi kuqezi zgjodhi të mos e formalizonte tratativën dhe e ktheu sulmuesin nigerian te Bayer Leverkusen. “Kllounë kudo”, shkroi futbollisti në një histori të shpërndarë në Instagram duke përdorur një idiomë e dalë nga përzierja e gjuhës zyrtare (asaj angleze) me gjuhën indigjene të mëparshme në vendet që kishin qenë pjesë e Perandorisë koloniale të Madhërisë së Saj, në mënyrë që të lehtësonte komunikimin mes personave që kishin një leksik të ndryshëm.

Reagimi i Boniface: “Kllounë kudo”

Boniface e hoqi një gur nga këpuca për mënyrën si shkuan gjërat me Milanin. Ai nuk pranon të preket nga dyshimi e as të kthehet në Gjermani me etiketën mbi shpinë të futbollistit “të prishur”. Dhe për këtë, përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, u përgjigj me sarkazëm ndaj atyre që – sipas tij – i dhanë një peshë të tepruar një historie klinike dhe dëmtimesh të karakterizuara nga dy herë këputja e ligamentit të kryqëzuar (ndodhur mes viteve 2019 dhe 2021) përveç problemeve më të fundit muskulore.

“Dëgjoj të thuhet kudo që Boniface nuk është serioz – lexohet në mesazhin e shkruar në një anglishte të përzier me nigerianen –. Jam në një klub si Leverkusen, dhe një klub si Milani më do, e megjithatë nuk qenkan serioz? Pra, nëse do të isha serioz, do të luaja për një klub në Jupiter. Kllounë kudo. Nëse nuk jam serioz dhe jam në këtë nivel, më lini rehat”.

Braktiset Boniface, Milan gati ta mbyllë për Harder

Pasi kishte gjetur marrëveshjen me Bayer Leverkusen mbi bazën e një huazimi me të drejtë blerjeje të fiksuar në rreth 30 milionë, Milan kishte arritur gjithashtu edhe akordin me Victor Boniface. Pastaj gjithçka dështoi pas vizitave mjekësore. Nuk ka asnjë mundësi që tratativa të rihapet, këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i shoqërisë gjermane, Simon Rolfes: “Nëse Boniface kthehet atëherë marrëveshja ka dështuar. Është e qartë, ashtu siç është e qartë që tratativa nuk mund të rihapet”.

Cilin do të marrë Milan tani?

Objektivi që duket shumë afër është Harder i Sporting Lisbona, klub me të cilin është gjetur një marrëveshje për transferimin mbi bazën e 24 milionëve plus 3 milionë bonuse dhe një përqindje mbi rishitjen. Paga e futbollistit pritet të jetë një milion e gjysmë neto në sezon.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top