Biznesmeni Julian Morina ka reaguar publikisht ndaj akuzave të ngritura në drejtim të tij nga gazetari Almer Toska. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Morina ka mohuar kategorikisht çdo përfitim nga fondet publike dhe ka dënuar ashpër gjuhën që, sipas tij, është përdorur nga gazetari për ta denigruar figurën e tij.
Në deklaratën e tij, Morina thekson se është ndjerë i detyruar të reagojë pas një sërë shkrimesh që, sipas tij, cenojnë rëndë punën dhe kontributin e tij në sektorin privat.
Morina gjithashtu ka shprehur indinjatën për disa komente të gazetarit Toska, të cilat ai i cilëson si fyese dhe të papranueshme, sidomos në raport me çështjen kombëtare dhe identitetin e shqiptarëve të Kosovës.
Postimi i plotë:
Të nderuar bashkombas, miq e dashamirës! Desha t’ju percjell në respekt tuajin një ndjesë të thellë publike lidhur me një reagim timin të irrituar ndaj një pseudogazetari i cili është munduar të perbaltë punën, mundin, kontributin tim në kompanitë që drejtoj dhe jo vetëm.
Përsos kësaj desha të shpreh indinjatën dhe shqetsimin tim lidhur me disa shkrime te publikuara nga ky pseudogazetar qe shprehet me etiketime dhe aludime fyese të cilat cënojnë rëndë figurën dhe dinjitetin tim. Kompanite që unë drejtoj ushtrojnë aktivitetin kryesisht në fushën e Hotelerisë ku disa prej Hoteleve janë bashkëpunime me brande ndërkombëtare. Pjesa tjetër e aktivitet të kompanive është e orientuar në ndertim të objekteve ku vlen për tu theksuar që nuk kam marrë asnjë tender publik dhe kjo më bën më tepër krenar që nuk kam perfituar 1 Cent nga taksat e këtij vendi.
Indinjata ime e thellë ndaj ketij pseudogazetari e shprehur në atë formë ka qënë pasi ky pseudogazetar ka guxuar të shkruaj po ashtu për gjysmën e Kombit tonë Kosovën. Mirepo ajo që është shumë indikative dhe e pështirë në gjithë këtë histori, është fakti se, ka guxuar te shprehë se “ne Kosovarët jemi gjysem Turq e gjysem Sllavë”. Eshtë sa irrituese po aq edhe e neveritshme dhe si e tillë kam reaguar në atë formë pasi rrënjët e mija burojnë në Mitrovicë të Kosovës por jam i lindur dhe i rritur ne qytetin e Fierit. Familja jonë dhe shumë të tjera janë vendosur ne Shqipëri që nga periudha e Isa Boletinit ku kanë kontribuar në ngritjen e Flamurit dhe formimin e Qeverisë së parë Shqiptare, pjesë e së cilës kanë qenë familjarë tanë të cilët kanë kontribuar duke pasur edhe humbje në radhët e tyre.
Pjesë e këtij indijimi ndaj kësaj maskarade të shprehur nga ky pseudogazetar u bëra dhe unë fatkeqsisht, por në respekt tuajin per çfarë po qarkullon ditet e fundit në portale ndieja detyrim per të sqaruar situaten në fjalë.
Me respekt Juljan Morina.