“Yjet” e Flamurtarit e nisin me autogol, gafë e Rodriguez: Elbasani fiton në debutim

Elbasani nuk gabon në ndeshjen e debutimit përpara publikut të shtëpisë, duke mposhtur 1-0 Flamurtarin e sapongjitur, por me një merkato të “fortë”. Sidoqoftë, yjet e skuadrës vlonjate shenjën e vetme e lënë te autogoli i Jose Rodriguez.

Gvozdenovic i besoi lojtarëve të tij të zakonshëm, duke i dhënë debutimin edhe 4 të ardhurve në merkato. Elbasani mori menjëherë kontrollin e lojës, duke e vënë nën presion Flamurtarin e drejtuar nga debutuesi Carlos Garcia. Maksuti, i ardhur nga Apolonia, jep shenjën e parë për vlonjatët, ndërsa Elbasani u përgjigj me Lukilin që impenjon portierin Aleksovski. E megjithatë një gafë naive e Jose Rodriguez zhbllokon ndeshjen. Një kthim topi i pamenduar gjen jashtë shtyllave portierin që detyrohet ta nxjerrë topin nga rrjeta.

Lexo më tej: Patsatsia godet shtyllën, Tirana reziston në Ballsh: Josa e Mile debutojnë me barazim
Flamurtari provoi të ndryshonte rrjedhën e lojës pas rifillimit dhe me Oshafin e Maksutin ja vështirësoi jetën portierit Janacek. Portieri ndali diagonalen e sulmuesit, ndërsa Maksuti u vlerësua se u pengua jashtë zonës duke fituar vetëm një goditje dënimi në limit. Elbasani rifitoi kontrollin e lojës dhe me Diallo e Ben Simon mund të kishte ndëshkuar më keq vlonjatët, shumë kaotikë dhe të paorganizuar për të marrë më shumë se një humbje minimale në start.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top