Serie A 2025-2026 nis menjëherë me një surprizë: e sapongjitura Cremonese mund 2-1 Milan në San Siro dhe i prish rikthimin në pankinën kuqezi teknikut Massimiliano Allegri pas më shumë se 11 vitesh. Miqtë zhbllokojnë ndeshjen në minutën e 28’ falë një goditjeje me kokë të Baschirotto, ku Pavloviç ishte me vonesë. Mbrojtësi serb e shlyen gabimin në mbyllje të pjesës së parë me një goditje me kokë për barazimin 1-1, por në minutën e 61’, në momentin më të mirë të Djallit, vjen gjysmëroveshiata e mrekullueshme e Bonazzolit që nuk i lë asnjë shans Maignan. Nuk shërben për asgjë presingu final: fitore historike e Cremonese kundër Milan.
Lexo më tej: Tudor plas polemikat para debutimit të Juves:“Çmenduri të luash me merkaton të hapur”
E pabesueshme në San Siro, ku debutimi i Massimiliano Allegrit si trajner i Milan shndërrohet në një makth. Fiton Cremonese 2-1, falë golave të Baschirotto (gabim i Pavlovic) dhe kryeveprës në pjesën e dytë të Federico Bonazzolit, i cili shpiku një roveshiatë të jashtëzakonshme për të mposhtur Maignan. Në mes, i pavlefshëm barazimi i Pavlovic, i nxitur nga krosi perfekt i Estupinan.
ROMA 1-0 BOLOGNA
Mjafton një gol i blerjes së re Wesley për Romën e Gasperinit që të mundë Bolonjën dhe të nisë në mënyrën më të mirë sezonin. Roma agresive në 25 minutat e para, me Ferguson autor i disa ideve të mira, më pas dëmtimi i Immobile (në vend të tij Castro) në momentin kur Bolonja po i përshtatej kundërshtarit dhe po dilte përpara. Për t’u shënuar një shtyllë e brendshme e Cristante, e balancuar nga traversa e Castros në fillim të pjesës së dytë. Në minutën e 53’ vjen episodi vendimtar me gafën e rëndë të Lucumì që i hap rrugën Wesley, diagonalia e të cilit befason Skorupskin. Për debutimin e Gasperinit mjafton kaq, sepse Bologna vuan të reagojë pavarësisht një debutimi vibrues të Bernardeschi dhe as futjet e Dybala, El Aynaoui dhe Dovbik nuk ndezën sulmin verdhekuq.
SASSUOLO 0-2 NAPOLI
Napoli Kampion i Italisë nis mirë. Në javën e parë të Serie A skuadra e Antonio Conte mund 2-0 Sassuolo dhe nis kampionatin me një fitore bindëse. Në “Mapei Stadium” në pjesën e parë janë të kaltërit që kontrollojnë lojën dhe bëjnë ndeshjen: McTominay (17’) e zhbllokon takimin me kokë pas asistit të Politanos, më pas godet traversën me një të djathtë të harkuar të bukur nga kufiri i zonës. I njëjti film edhe në pjesën e dytë, me Napolin që godet një shtyllë me Politanon dhe më pas dyfishon shifrat me një goditje dënimi “helmues” të De Bruyne (57’). Në fund Koné ndëshkohet me të kuq pas dy kartonëve të verdhë.
GENOA 0-0 LECCE
Sezoni i Francesco Camarda nuk nis me këmbën e mbarë, i mbuluar nga mbrojtësit e Genoa, por Lecce gjithsesi siguron një pikë të çmuar në transfertë. Përballë vendasve përfundon në fakt 0-0, falë pritjeve të Falcone: portieri salentin është vendimtar ndaj Valentin Carbonit dhe Aaron Martin, duke blinduar rezultatin. Pak raste dhe pak emocione në Marassi, në një ndeshje të bllokuar që na dhuron barazimin e parë sezonal të Serie A.