Hapet me një goditje të bujshme java e dytë e Premier League: në Etihad, në fakt, Tottenham mposhti 2-0 Manchester City. Fituesit e Europa League buzëqeshin falë golave të Johnson (35’) dhe Palhinha, i favorizuar në shtesën e pjesës së parë nga një gabim në ndërtim nga poshtë i portierit Trafford, zëvendësues i Ederson. Spurs të drejtuar nga tekniku Frank janë të parët me pikë të plota dhe pa gola të pësuar.
MANCHESTER CITY-TOTTENHAM 0-2
Vjen që në javën e dytë disfata e parë në Premier League për Manchester City, që humbet 2-0 në shtëpi kundër Tottenham. Sfida në Etihad nisi menjëherë keq për teknikun Guardiola, i cili në mesin e pjesës së parë humbi Ait Nouri për shkak dëmtimi: në vendin e tij Aké. Por do të ishte e keqja më e vogël, sepse mes minutës së 35’ dhe shtesës së pjesës së parë Spurs ndërtuan fitoren e tyre. Së pari erdhi avantazhi fillimisht i anuluar dhe më pas i legjitimuar i Johnson, fituesi i finales së Europa League. Por kapitullimi erdhi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë kur City, ose më mirë Trafford, bënë gafën. Në fazën e organizimit, zëvendësuesi i Ederson mes shtyllave gaboi plotësisht dhe ia dhuroi topin Richarlison. Portieri ia mori topin brazilianit, por sfera shkoi te Palhinha, i cili nuk mund të gabonte: 2-0 në pushim.
Në pjesën e dytë, Guardiola, aktivizoi Bernardo Silva dhe Doku në vend të të zbehtëve Cherki dhe Marmoush, por pikërisht me portugezin arriti vetëm të ndërtojë një goditje me kokë pak mbi traversë. Madje, ishte formacioni i Frank që iu afrua trisit me goditjen e Solanke të pritur nga Trafford, i cili shpëtoi të vetët kur ishte shumë vonë. Mbaron 2-0 dhe City rrëshqet menjëherë në -3 nga një Tottenham cinik dhe solid: në 180 minuta, 6 pikë me 5 gola të shënuar dhe 0 të pësuar.