Ukraina sulmon furnizuesin rus të naftës, pasoja në Hungari!

Ushtria ukrainase goditi përsëri stacionin e pompimit të naftës Unecha, një pjesë kritike e tubacionit të naftës Druzhba të Rusisë që shkon drejt Evropës, tha një komandanti i ushtrisë ukrainase të enjten vonë.

Pas këtij sulmi, Budapesti zyrtar tha se furnizimi i vendit me naftë është ndërprerë. Rusia dhe Ukraina kanë shtuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të njëra-tjetrës gjatë javëve të fundit, me Kievin që dëmtoi disa rafineri ruse në një përpjekje për të ulur të ardhurat nga financimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, për të ndërprerë eksportet e saj të energjisë dhe për të krijuar mungesa karburanti brenda Rusisë.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, teksa konfirmoi ndalimin e furnizimit të vendit me naftë, tha se sulmi është një goditje ndaj sigurisë energjetike të vendit dhe një përpjekje për të futur në luftë Hungarinë, e cila nuk do të ketë sukses.

“Ne mbështesim paqen dhe interesat tona kombëtare”, thotë ministri i Jashtëm i Hungarisë, vend i cili ka kundërshtuar ndihmat ushtarake për Ukrainën dhe anëtarësimin e saj të shpejtë në BE.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top