Tudor plas polemikat para debutimit të Juves:“Çmenduri të luash me merkaton të hapur”

Fushata e parë e blerjeve i ka lejuar teknikut Igor Tudor të ndërtojë skuadrën e tij, por ka një polemikë të përbashkët për të gjithë trajnerët, që bardhezinjtë e çojnë përpara: fundjavën e ardhshme Serie A do të kthehet në fushë, ndërsa sesioni i merkatos është ende i hapur, një nyje mbi të cilën shpesh janë ndezur polemika. Edhe tekniku kroat është mjaft i pakënaqur nga ky vendim që e cilëson si një vërtet çmenduri. Në intervistën e dhënë për mikrofonat e Sky ai u bë zëdhënës i kësaj beteje, të përbashkët me shumë kolegë të tij të tjerë.

Tudor shfryn dufin për merkaton e hapur
Merkatoja e hapur me kampionatin në zhvillim nuk i pëlqen askujt, as kroatit Tudor që nuk përdor gjysmë fjalësh: “Sinqerisht kam parë pak për zërat që qarkullojnë, sepse të bëjnë të çmendesh. Kjo gjë që merkatoja është e hapur dhe niset të luhet është pak të thuash çmenduri”. Ai e di që nuk është i vetëm në këtë betejë që i bashkon shumë trajnerë nëpër Europë, meqë të gjitha ligat më të rëndësishme jetojnë të njëjtën situatë.

Bardhezinjtë shpjegojnë hap pas hapi çfarë nuk shkon dhe si sesioni i hapur ndikon mbi punën e tij të përditshme te Juventus: “Të gjithë trajnerët çmenden për këtë gjë, duhet pranuar por nuk pëlqehet, sepse merkatoja të heq siguri, të jep pasiguri dhe e shpërqendron vëmendjen nga puna e përditshme me lojtarët që ke në dispozicion, gjë që është thelbësore. Për mua do të ishte normale të mbyllej merkatoja një javë para se të fillonte kampionati”.

Në të kaluarën, pas thirrjeve të përsëritura nga shumë përfaqësues të futbollit, ishte shfaqur ideja për ta mbyllur merkaton para fillimit të kampionateve, por masa nuk është vënë kurrë në zbatim: do të vazhdohet deri në fund të gushtit, pavarësisht protestave që vijnë nga çdo pjesë e botës.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top