Shkëndija e Tetovës synon Europa League sonte, ndeshet me Ludogorets

Sonte në arenën “Todor Proeski” në Shkup, Shkëndija e Tetovës do të zhvillojë ndeshjen e parë të fazës “play-off” në Europa League, ku përballë do të ketë skuadrën bullgare Ludogorets.

Pasi siguroi pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, kuqezinjtë tashmë synojnë një objektiv edhe më të madh, një vend në grupet e Ligës së Europës.

Pengesa e fundit në këtë rrugëtim është Ludogoretsi, një kundërshtar i fortë, ndaj të cilit Shkëndija do të luajë për herë të parë.

Sfida e parë luhet sonte në Shkup, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Bullgari, ku do të vendoset përfundimisht se cila skuadër do të avancojë në grupet e këtij kompeticioni.

Ndeshja Shkëndija – Ludogorets luhet sonte në orën 20:00.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top