U denoncua i zhdukur nga familjarët, ish-zv/drejtori i AKSHI Shima kthehet në shtëpi

Ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është kthyer në shtëpi pas disa orësh mungesë. Ai ishte denoncuar i zhdukur pasditen e së mërkurës nga të afërmit. Pas rikthimit, Shima ka sqaruar se ishte larguar drejt jugut të vendit pas një konflikti me partneren e tij. Ai nuk ka ofruar shpjegime të mëtejshme lidhur me mesazhin që i kishte dërguar familjes, ku pretendonte se po arrestohej nga policia.

Ishte nëna e tij e cila ngriti alarmin në polici dhe bëri denoncim se kishte humbur kontaktet me familjen. Ata u paraqitën në Komisariatin nr. 1 mbi dyshimet se mund të jetë arrestuar, pasi në një komunikim me një njeri të afërt, jo familjar, Shima është shprehur se po e arrestonin.

Nga verifikimet e kryera, rezultoi se nuk kishte asnjë arrest ndaj tij, ndërkohë që policia tha se po punonte për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top