Orë vendimtare duket të jetë tash për Kristjan Asllanin, i cili nuk ka pranuar ende ofertën që i ka bërë Bologna për transferimin në radhët e kësaj skuadre.
Sipas ekspertëve të merkatos, Interi dhe Bologna kanë gjetur një akord mes tyre dhe nuk do të takohen më për të diskutuar rreth mesfushorit derisa ky të vendosë përfundimisht për transferimin te Bologna. Zikaltrit kanë rënë dakord të paguhen me 9 milionë euro, por edhe të mbajnë 40% të vlerës së shitjes së ardhshme të mesfushorit shqiptar.
Ndërkaq, situata mbetet plotësisht e hapur mes Asllanit dhe Bolognës. Klubi i ka propozuar një rrogë prej 1,7 milionë eurosh në vit, por ai kërkon 2 milionë euro, duke mos pranuar zgjidhjet me bonuse që i janë ofruar deri tani.
Kjo negociatë po zgjat më shumë se sa mendonte Bologna dhe për këtë arsye klubi po sheh rreth e rrotull për alternativa të tjera, me Hans Nikolusi-Kavilja që është një emër që u intereson kuqebluve të Serisë A. Nëse situata e Asllanit nuk ndryshon, atëherë Bologna mund të hidhet në sulm për këtë të dytin dhe të ndalojë bisedimet rreth mesfushorit të Kombëtares shqiptare