Trump: Bibi Netanyahu është hero lufte, pasi punoj me të i bie që edhe unë jam

Presidenti Amerikan Donald Trump ka shuar zërat për përplasje me liderin izraelit Benjamin Netanyahu, madje vlerësoi punën e tij në këtë periudhë të vështirë për Izraelin, transmeotn Gazeta Metro.

 


Qeveria e Netanyahu është e brishtë dhe ka mospajtime edhe në shoqërinë izraelite rreth strategjisë së luftës në Gaza, posaçërisht çështja e 20 pengjeve që ende mbahen rob nga terroristët islamist Hamas, që mund të rrezikohen nëse ofensiva e re izraelite nis së shpejti.

 

Trump s’ka dyshim megjithatë se kryeministri izraelit ka kryer punë të mirë në këto 23 muaj luftë, si në Liban kundër terroristëve Hezbollah që janë të neeutralizuar tërësisht; Jemen ku Houthi s’ka efekt më dhe tek shefi i këtyre – lideri i islamizmit fashist: Irani. Teokracia ka humbur të tërë ndikimin dhe faktorin e frikës në rajon pas luftës 12 ditore, ku u dërrmua nga Izraeli dhe SHBA.

 

Trump nuk pajtohej me gjyqin ndaj Netanyahu, që e vlerësoi një përndjekje dhe e quajti një hero lufte – e si njeri që i ndenji në krah ia dha ca kredit vetes Trump.

SHBA ka sanksionuar edhe 3 prokurorë dhe një gjykatës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale të mërkurën për hetime të ngritura ndaj zyrtarëve izraelit dhe amerikanë. Kuy hap u përshëndet nga ministri izraelit i mbrojtjes Israel Katz të mërkurën që e cilësoi si të korruptuara dhe ndërhyrje dashakeqe politike.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top