Michelle Williams ka folur për herë të parë publikisht për ardhjen në jetë të fëmijës së saj të katërt.
Katër muaj pasi “Page Six” raportoi se çifti kishte zgjeruar familjen nëpërmjet një surrogate, aktorja e njohur u shfaq në emisionin “Jimmy Kimmel Live!”, ku e konfirmoi lajmin gjatë një interviste me prezantuesen e përkohshme Tiffany Haddish.
“Dua të them një falënderim të madh për Christine,” tha aktorja 44-vjeçare. “Ardhja në jetë e vajzës sonë të vogël është falë [surrogates] Christine. Ndoshta po na ndjek tani. Faleminderit, Christine.”
Williams tregoi me humor se jeta e saj është shumë e ngarkuar me fëmijët, duke thënë: “Kam tre fëmijë nën moshën pesë vjeç në shtëpi. Unë jam e vetmja e rritur dhe gjithçka është në kontroll – disi.”
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Kail, janë prindër të djalit Hart, 5 vjeç, si dhe të një fëmije tjetër 2-vjeç, gjinia dhe emri i të cilit nuk janë bërë publike. Çifti mirëpriti vajzën e tyre të tretë së fundmi përmes surrogate. Ndërkohë, Williams është edhe nëna e Matilda, vajzës që e ka me aktorin e ndjerë Heath Ledger.
E pyetur për sfidat e mëmësisë, aktorja tha se është duke mësuar si të balancojë jetën si nënë dhe karrierën.
“Jam shumë e zënë duke u përpjekur të gjej një balancë mes jetës dhe punës,” shpjegoi ajo. “Ndihem në faj – nuk dua të kaloj më pak kohë me ta, por gjithashtu e kuptoj që më duhet të ‘mbush rezervuarin’ tim.”